Mirëqenia e përditshme

*Imazhet e pajisjes dhe të ekranit janë të simuluara për qëllime ilustruese. UX/UI mund të ndryshojë në varësi të versionit të softuerit, modelit, rajonit dhe faktorëve të tjerë.

Rezultati i energjisë.
Përballoni në maksimum çdo sfidë me Galaxy AI

Menaxhoni mirëqenien e përditshme me anë të Rezultatit të energjisë

Rezultati i energjisë është matja ditore e energjisë dhe përgatitjes suaj fizike dhe mendore. Analiza e gjumit, aktivitetit dhe rrahjeve të zemrës përdoret për të llogaritur rezultatin tuaj për ditën tjetër, vetëm me anë të pajisjeve që vishen Samsung galaxy.1,2

Përmirësoni energjinë tuaj me këshilla të personalizuara

Çfarë mund të bëni për të përmirësuar rezultatin tuaj? Merrni këshilla se si të përmirësoni Rezultatin e energjisë çdo ditë, në mënyrë që të planifikoni rutinën tuaj të përditshme dhe ta menaxhoni atë me lehtësi.1,2

Këshilla të personalizuara
për të jetuar më mirë

Shëndeti para së gjithash

Personalizoni prioritetet tuaja shëndetësore për t'iu përshtatur nevojave tuaja unike—pavarësisht nëse dëshironi të përmirësoni rezultatet
e stërvitjes ose të informoheni më mirë për gjumin që bëni çdo natë.2

Arrini çdo objektiv falë këshillave tona

Bazuar në zakonet e përditshme në lidhje me shëndetin, mësoni më shumë për progresin tuaj në rrugëtimin tuaj të mirëqenies. Këshillat për mirëqenien shfaqin mesazhin me informacione të detajuara, duke përdorur të dhënat e grumbulluara nga Samsung Health.2

Informacionet e personalizuara
për gjumin

Zbuloni rezultatin e gjumit tuaj

Përmirësoni cilësinë e gjumit tuaj duke marrë informacion për orarin e gjumit, kohën e kaluar në çdo fazë të gjumit dhe lëvizjet e trupit gjatë natës.3

Për një gjumë më të mirë gjatë natës

Mësoni më shumë për rrahjet e zemrës, fazat e gjumit, zbulimin
e gërhitjes dhe më shumë! Nivelet e oksigjenit në gjak, rrahjet e zemrës, frekuenca respiratore, zbulimi i gërhitjes, temperatura e lëkurëse dhe fazat e gjumit.3,4

Trajnimi për gjumin

Monitoroni dhe analizoni zakonet tuaja të gjumit, vendosni dhe ndiqni objektivat ditore për një gjumë më të mirë gjatë natës falë programit Trajnimi për gjumin.5

Harmonizimi i rrugëtimit të shëndetit

Aksesoni dhe menaxhoni informacione gjithëpërfshirëse rreth shëndetit dhe mirëqenies suaj të përgjithshme me anë të aplikacionit Samsung Health në pajisjet tuaja Samsung Galaxy. Integroni të dhëna të detajuara për t'u përpjekur për të arrirë objektivat e mirëqenies.

  • *Kërkon Samsung Health application version 6.24 e lart.
  • **Galaxy Watch7 duhet të çiftohet me një smartfon Samsung Galaxy me Android 11.

Monitoroni dhe përmirësoni mirëqenien tuaj

Caktoni zonën tuaj të rrahjeve të zemrës

Ushtrohuni me kapacitetin optimal të fitnesit për të arritur qëllimet e stërvitjes. Me Galaxy Watch Series, ju keni fleksibilitetin për të caktuar Zonën e personalizuar të HR për të arritur synimet tuaja të shëndetit dhe mirëqenies.

  • *Zonat e rrahjeve të zemrës janë vetëm për qëllime të përgjithshme të menaxhimit të shëndetit dhe fitnes. Ato nuk synohen të përdoren për zbulimin, diagnostikimin apo trajtimin e problemeve shëndetësore ose sëmundjeve. Këto matje janë vetëm për referencë personale. Për këshilla, konsultohuni me një specialist të kujdesit shëndetësor.
  • *Në Galaxy Watch ofrohen cilësimet e zonës së personalizuar të rrahjeve të zemrës (Galaxy Watch 4 dhe modelet e mëvonshme me Samsung Health 6.24 e lart të instaluar). Për të matur distancën e zonave tuaja të rrahjeve të zemrës, duhet të vraponi në ambiente të jashtme për të paktën 10 minuta, me një ritëm të qëndrueshëm prej të paktën 4 km/orë.
  • *Të gjitha shërbimet, veçoritë, funksionet, përmbajtjet, ndërfaqet e përdoruesit dhe përfitimet e përshkruara këtu mund të ndryshojnë pa paralajmërim dhe disponueshmëria e tyre mund të ndryshojë në varësi të vendit/rajonit, modelit të pajisjes, versionit të sistemit operativ/One UI dhe operatorit celular.

Përcaktoni itinerarin tuaj individual dhe shijoni stërvitjen

Importoni skedarin e caktuar paraprakisht të itinerarit (formati GPX*) në Galaxy Watch dhe udhëtoni përgjatë itinerarit.
*GPX (formati GPS Exchange): Formati i përgjithshëm i skedarit që përmban të dhënat e vendndodhjes dhe mundësisht lartësinë, kohën dhe informacione të tjera.

  • *Ofrohet kur skedari i itinerarit i formatit GPX importohet në modalitetet e ecjes, vrapimit, çiklizmit ose ecjes në mal dhe itinerari caktohet si synim nën cilësimet e Samsung Health.
  • *I disponueshëm vetëm për Galaxy Watch5 Pro dhe Galaxy Watch Ultra.

Përpiquni të arrini synimin tuaj të fitnesit me veçorinë Përbërja e trupit

Matni përbërjen e trupit

Kontrolloni përbërjen e trupit tuaj (peshën, yndyrat në trup dhe muskujt skeletorë) me Galaxy Watch. Mbajeni trupin të shëndetshëm duke kryer kontrolle të rregullta.

  • *Vetëm për qëllime të përgjithshme mirëqenieje dhe fitnesi. Nuk synohet të përdoret për zbulimin, diagnostikimin apo trajtimin e problemeve shëndetësore ose sëmundjeve. Matjet janë vetëm për referencë personale. Për këshilla, konsultohuni me një mjek specialist.
  • *Disponohet vetëm në Galaxy Watch4 series ose ato të mëvonshme.

Vendosni objektiva për trupin tuaj

Caktoni synimet tuaja (afatin, peshën, yndyrat në trup dhe muskujt skeletorë). Këshillat e ofruara do t'ju ndihmojnë të arrini objektivat tuaja.

  • *Vetëm për qëllime të përgjithshme mirëqenieje dhe fitnesi. Nuk synohet të përdoret për zbulimin, diagnostikimin apo trajtimin e problemeve shëndetësore ose sëmundjeve. Matjet janë vetëm për referencë personale. Për këshilla, konsultohuni me një mjek specialist.
  • *Disponohet vetëm në Galaxy Watch4 series ose ato të mëvonshme.

Përmirësoni jetën tuaj

Arrini objektivat tuaja me miqtë dhe familjarët

Arrini objektivat tuaja të fitnesit në një mënyrë argëtuese dhe ndërvepruese me Samsung Health. Krijoni gara miqësore me miqtë dhe familjen për t'i mbajtur ata të përgjegjshëm dhe në rrugën e duhur për sa i përket synimeve të tyre.

Mësoni nga ekspertët

Jeni të lodhur nga e njëjta rutinë? Samsung Health ka përgatitur video të trajnerëve ekspert që do t'ju mësojnë programet e reja të fitnesit, duke përfshirë atë të tendosjes së muskujve, humbjes së peshës, stërvitjen e rezistencës dhe më shumë. Është ajo çka ju duhet për të gjetur sërish ritmin e duhur. Merrni komente në kohë reale nga ora juaj ndërsa stërviteni. Tani mund të monitoroni në ekran rrahjet e zemrës dhe kaloritë.

*Kërkon vendosjen e Galaxy Watch gjatë ekzekutimit të një programi fitnesi në Samsung Health.

Le ta mbyllim ditën me një reflektim të qetë

Relaksoni trupin, mendjen dhe shpirtin. Zbuloni meditimin e fuqishëm të ofruar nga Calm, që do t'ju ndihmojë të çlironi stresin gjatë gjithë ditës. Mbylleni ditën tuaj me një reflektim të qetë dhe relaksoni mendjen me muzikë qetësuese dhe përmbajtje historish që do t'ju ndihmojnë të flini*.

  • *Me Galaxy Buds, Përjetoni një kohë ndërgjegjësimi më gjithëpërfshirës me një prekje të thjeshtë, pavarësisht se ku ndodheni. (*I disponueshëm për Galaxy Buds3 series)
  • *Pajisjet shiten veç.
  • *Disa përmbajtje mund të kenë tarifa shtesë dhe kërkohet identifikimi në llogarinë Calm.

Mbështetja që doni

Monitorimi i ciklit i mundësuar nga Natural Cycles° ju ndihmon që të kuptoni aspekte unike të menaxhimit të simptomave tuaja në lidhje me shëndetin ndërsa ofron të dhëna të personalizuara dhe përmbajtje edukuese. Telefoni Galaxy dhe Galaxy Watch tani janë gati të mbështesin gratë që ne duam në çdo hap të tyre.

Ju jeni ato çfarë hani

Krijoni zakone të shëndetshme të të ushqyerit duke regjistruar vaktet dhe ushqimet tuaja të përditshme me Samsung Health. Zbuloni zakonet tuaja të të ngrënit, në bazë të marrjes së vitaminave dhe lëndëve ushqyese për ditën dhe AGE* e matura nga Galaxy Watch dhe ndërmerrni hapa drejt një diete më të mirëbalancuar.

*AGEs(Advanced Glycation End-products) maten nga Galaxy Watch7 series e re dhe më lart. (*Funksioni i laboratorëve)

Përmirësimi i një përvoje të përbashkët në lidhje me shëndetin

Mbështetni aftësinë për të ndarë dhe marrë informacione mbi shëndetin, si p.sh. numrin e hapave, stërvitjen dhe gjumin, midis anëtarëve të familjes.
Shqyrtoni ndarjen dhe komunikimin e informacionit shëndetësor të familjes duke integruar funksione sociale

  • *Disponohet kur krijon një grup familjar në llogarinë Samsung, anëtarët e regjistruar të atij grupi mund të ndajnë dhe kërkojnë informacione për shëndetin.
  • *Nëse nuk dëshironi të ndani më informacionin tuaj ose të familjes, informacioni ekzistues do të fshihet dhe ndarja do të skadojë.
  • *Për të aksesuar të dhënat e shëndetit të fëmijës, kërkohet pëlqimi nga një kujdestar.
  • *Nëse mungesa e aktivitetit zgjat për 90 ditë, të dhënat fshihen menjëherë dhe shpërndarja skadon.

Mënyra e përdorimit

Gjeni mënyra të thjeshta për të përdorur Samsung Health

Të dhënat tuaja të shëndetit ruhen në mënyrë të sigurt me Samsung Knox

Përshtatet mirë

Përjetoni një jetë më inteligjente me një Galaxy që do të përditësohet me ju.

Shkarkoni aplikacionin

Shkarkoni tani aplikacionin Samsung Health.

 

Smartfonë

Galaxy S24 | S24+ | S24 Ultra
Smartfonë Smartfonë
 

Aplikacionet dhe shërbimet


Aplikacionet dhe shërbimet Aplikacionet dhe shërbimet

•Kërkohet identifikimi në llogarinë Samsung. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas vendit/rajonit.
•Nuk synohet të përdoret për zbulimin, diagnostikimin apo trajtimin e problemeve shëndetësore. Rezultati është vetëm për referencë personale. Për këshilla, konsultohuni me një mjek specialist.
•Të gjitha shërbimet, veçoritë, funksionet, përmbajtjet, ndërfaqet e përdoruesit dhe përfitimet e përshkruara këtu mund të ndryshojnë pa paralajmërim dhe disponueshmëria e tyre mund të ndryshojë në varësi të vendit/rajonit, modelit të pajisjes dhe versionit të sistemit operativ. Shërbimet me pagesë janë të disponueshme pas blerjes.
•Imazhet e pajisjes dhe të ekranit janë të simuluara për qëllime ilustruese. UX/UI mund të ndryshojë në varësi të versionit të softuerit, modelit, shteti/rajonit dhe faktorëve të tjerë.

1. Për të kontrolluar Rezultatin e energjisë, të dhënat e shëndetit të regjistruara nga Samsung Galaxy Watch (Galaxy Watch 4 dhe versionet më të reja) duhet të sinkronizohen me Samsung Health App. Kërkon miminumi të dhënat e aktivitetit të një dite më parë dhe të gjumit, dhe të dhënat e rrahjeve të zemrës gjatë gjumit.
2. Rezultati i energjisë dhe këshillat për mirëqenien ofrohen në telefonat Android (Android 10 ose më lart) dhe kërkojnë aplikacionin Samsung Health (v6.27 ose më lart).
3. Disponohet në Galaxy Watch4 series ose ato të mëvonshme. Veçoritë e monitorimit të gjumit synohen vetëm për qëllime të përgjithshme mirëqenieje dhe fitnesi. Nuk synohet të përdoret për zbulimin, diagnostikimin apo trajtimin e problemeve shëndetësore apo çrregullimeve të gjumit. Matjet janë vetëm për referencë personale. Për këshilla, konsultohuni me një mjek specialist.
4. Për të regjistruar gërhitjen tuaj, mbani orën të vendosur gjatë gjumit dhe vendoseni telefonin në një sipërfaqe të qëndrueshme pranë kokës, p.sh. mbi komodinë, me pjesën e poshtme të telefonit drejtuar drejt jush.
5. Kërkon Samsung Health application version 6.24 e lart. Trajnimi për gjumin kërkon të dhëna për gjumin për të paktën 7 ditë, duke përfshirë 2 ditë pushimi.