“Shëndeti i internetit dhe jetës internetore është arsyeja e ekzistencës tonë.”
Mitchell Baker, Drejtoreshë Ekzekutive e Bordit, Mozilla Foundation
Mozilla krijon produkte që respektojnë privatësinë
-
Shfletim privat & i sigurt
-
Artikujt më intrigues në internet
-
Detect fake shopping reviews
-
Maska email & telefon të lehta për t’u përdorur
-
Një VPN të cilës mund t’i zini besë
-
Sinjalizime cenimesh të dhënash
“Mozilla vë bast për t’i treguar botës se ka një mundësi biznesi për t’u krijuar me IA të besueshme. Kjo përfshin vënien e gjërave të tilla si të drejtat e njeriut, mbrojtja e të dhënave dhe transparenca në zemër të mënyrës se si funksionojnë këto sisteme komplekse.”
Politico
![](https://cdn.statically.io/img/www.mozilla.org/media/img/home/2023/mofo-split.e28f9f2631fc.png)
Mozilla është korporatë, apo ent jofitimprurës? Në fakt, që të dyja.
Mozilla përbëhet nga dy ente. Mozilla Corporation është tërësisht në pronësi nga enti jofitimprurës Mozilla Foundation i llojit 501(c). Që do të thotë se s’jemi peng e ndonjë aksioneri — vetëm e misionit tonë.
Mësoni rreth Mozilla Foundation![](https://cdn.statically.io/img/www.mozilla.org/media/img/home/2023/contribute-split.202473fa9197.png)
Bëhuni pjesë e ndeshjes për një internet të shëndetshëm
Zëri juaj. Kodi juaj. Idetë tuaja. Ka me mijëra rrugë se si të jepni ndihmesë te Mozilla.
Dilni vullnetar për Mozilla-nHera që dhamë kodin tonë burim…
Projekti Mozilla u themeluar në San Francisco më 1998-n, kur shfletuesi Netscape mori vendimin radikal t’i japë publikut kodin e programit të vet, për ta përdorur për krijim dhe përmirësuar. Në atë kohë, një shoqëri kishte praktikisht monopolin mbi punimin e njerëzve me internetin.
Përfundimisht, projekti me burim të hapët Mozilla u shndërrua në versionin e parë shumë popullor të Firefox-it.
Sot Mozilla vazhdon lëvizjen e vet drejt një interneti më të mirë me miliona anëtarë të bashkësisë aktive shtrirë në krejt rruzullin, që mbështesin një industri teknologjike etike, IA të besueshme dhe prodhimin e produkteve që vënë privatësinë së pari, që u japin më tepër fuqi njerëzve.