Signal është ndërtuar për ty; jo për të dhënat e tua dhe jo për përfitim. Ne ndjekim misionin tonë me mbështetjen tënde: të mbrojmë shprehjen e lirë dhe të mundësojmë komunikim të sigurt global përmes teknologjisë së privatësisë me burime të hapura. Mesazhe private. Pa reklama, pa gjurmues, pa mbikëqyrje.

Dhurimet e tua ndihmojnë për të paguar për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e Signal, duke përfshirë serverët dhe bandën e nevojshme për ta bërë Signal të disponueshëm për miliona njerëz në të gjithë botën, që e dëshirojnë.

Nëse shkruan një email kur dhuron, do të marrësh një konfirmim me email për të tatimet e tua. Signal Technology Foundation është një ent jofitimprurës, i pavarur dhe i përjashtuar nga tatimet, sipas seksionit 501c3 të Kodit të të Ardhurave të Brendshme të SHBA-së. Numri ynë i ID-së Federale të Tatimeve është 82-4506840.

Shënim: Do të marrësh një distinktiv në llogarinë tënde të Signal vetëm nëse dhuron brenda aplikacionit Signal.


Rrugë të Tjera Për Të Dhënë

Signal pranon dhurime të kriptomonedhave, aksioneve dhe dhuratave nga fondet e këshilluara të dhuruesve (DAF). Këto dhurime përpunohen përmes The Giving Block.

Nëse dëshiron të marrësh një zbritje tatimore në SHBA për vlerën e tregut të dhurimit tënd, mund të na japësh një adresë emaili për të marrë një faturë tatimore. The Giving Block gjithashtu mbështet dhurimet anonime të kriptomonedhave dhe nga DAF.

Shënim: Do të marrësh një distinktiv në llogarinë tënde të Signal vetëm nëse dhuron brenda aplikacionit Signal.